Konflikti për pronën mes dy familjeve, flet për herë të parë Laert Hasalla: Kushërinjtë erdhën për të na vrarë!

 

 

Konflikti mes kushërinjve të parë në Lushnjë përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Në javë pas vrasjes së Romeo Hasallë vëllai i viktimës tregoi çfarë ndodhi atë mëngjes në tokat e tyre. Laert Hasalla ishin zgjuar në mëngjes për të shkuar tek toka në mënyrë që të punonin ullinjtë dhe për të bërë vjeljen e shalqirit.

Ndërsa rrugës janë shkëmbyer me të vëllanë e Kastriotit dhe me djalin e tij. Sipas tij, në momentin që kanë shkuar pranë tokës, Afrimi dhe Marjusi, u janë afruar dhe u kanë thënë: Ne kemi ardhur të shkulim ullinjtë sepse toka është e jona. Më pas, Laerti tregon se Romeo dhe i ati, Shaipi ishin afruar për të kundërshtuar, por dy kushërinjtë kishin marrë Kastriotin në telefon. Në këtë moment, në arë ka ardhur Kastrioti, i cili qëlloi me armë zjarri.

“Morëm vëllanë e plagosur rëndë u nisëm drejt spitalit por ai kishte vdekur. Ishin të përgatitur për të na vrarë. Gjithçka ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe nuk do të merren me familjen e vrasësit. Afrimi iu thoshte bjeri vriti, në ato momente Kastrioti ka qëlluar dhe ka vrarë Romeon, na kanë gjuajtur më pas të gjithëve, mua më kanë plagosur në këmbë, gjuajti prapë dhe unë u spostova te makina. Na kanë lënë aty dhe ikën të tre. Qëlluan dhe plakun pak më tutje dhe na lanë aty. Bëmë të pamundurën që të çoheshim, e futëm në makinë dhe kemi ikur për në Lushnje, i kam dhënë makinës ashtu siç isha i plagosur. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj debati me ta, jetojnë në Itali, kishte dy javë që kishte ardhur, po të donte të vinte dhe të na thoshte. Ajo ka qenë tokë shtet, nuk na përket as ne dhe as atij, problemi im ishte me shtetin dhe jo me atë,”– shprehet Laert Hasalla.

Laerti tregon se midis tyre nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe sipërfaqja e tokës që bëhet fjalë ishte tokë shtetërore, ndërsa kërkon drejtësi nga shteti. Ditën e djeshme, gjykata e Lushnjes dha vendimin “burg pa afat” për Kastriot Hasallën, ndërkohë që dy ditë më parë të njëjtën masë dha edhe për djalin e tij, Marjusin dhe të vëllanë, Afrimin.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *