Dy shtetas një 53 vjeçar dhe një 26 vjeçar nga Saranda janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me shtetasin S.D.,53 vjeç, për motive të dobëta ,si pasojë e sherrit ndodhen në spital shtetasit F. K dhe S. D., ndërkohë shtetasi P. A, 26 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë .
Njoftimi i Policisë:
Sot, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç.
Si pasojë e konfliktit shtetasit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shtetasi P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.