Kongo/ Mbas vullkanit, tërmeti i fuqishëm godet vendin

Një tërmet i fuqishëm tronditi ditën e sotme Kongon,  duke përhapur panikun e një shpërthimi të dytë të vullkanit në malin Nyiragongo, i cili shkaktoi vdekjen e 20 personave, zhdukjen e më shumë se 170 fëmijëve dhe 17 fshatra u shkatërruan nga llava.

Tërmeti me epiqendër në kufirin e Kongos dhe Ruandës ka shkatërruar disa ndërtesa në qytetin e Goma të martën. Sipas Monitorit Sizmik tw Ruandës, tërmeti më i fortë ishte 5.3 ballë “Disa fëmijë u plagosën kur një ndërtesë u shemb të martën vetëm disa hapa larg nga zyra e UNICEF në Goma”, ka thënë agjencia e fëmijëve e OKB-së.

Tërmeti duket se shkatërroi disa ndërtesa në qytetin me dy milionë banorë dhe një dëshmitar tha se të paktën tre njerëz u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan në spital. “Qyteti ka përjetuar 119 dridhje të hënën, por intensiteti ka filluar të ulet”, tha Kasereka Mahinda, drejtori shkencor në Observatorin e Vullkaneve.

Shkaku dridhjeve thuhet se u shkaktuan nga pllakat tektonike që kërkonin të gjenin përsëri ekuilibrin e tyre pas shpërthimit të vullkanit, një fenomen i parë pas shpërthimeve në 2002 dhe 1977. Rreth 1,000 shtëpi u shkatërruan dhe më shumë se 5,000 njerëz u zhvendosën nga shpërthimi, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *