Kongresi i sotëm i Partisë Socialiste është drejt fundit. I nisur nga prej orën 09:30 me 5 panale të ndara në shesh si kurrë më parë, një nga momentet kryesore ishte padyshim fjala e Ramës.
Edi Rama gjatë fjalimit të tij që zgjati më shumë se një orë e gjysëm, analizojë shumë çështje aktuale të vendit, ndër to ishin edhe arrestimet e figurave të rëndësishëm të PS, për të cilat Rama tha se nuk mban asnjë përgjegjësi.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Klevis Balliu, anëtar i Grupit të Rithemelimit shkruan se Rama thotë futuni ju në bug të shpëtoj unë.
Postimi i plotë:
Kongresi; futuni ju në burg që të shpëtoj unë
Rama sot në Kongres me tone kërcënuese ndaj shërbëtorëve të tij kërkonte të tregonte që; unë jam SPAK-u e SPAK-u jam unë.
Të gjithë dëgjuam sot Edi Ramën duke folur për Edi Ramën për të mbrojtur Edi Ramën nga vjedhjet e Edi Ramës.
Çdo vjedhje, çdo gram kanabis, kokainë apo heroinë, çdo koncesion, çdo tender, çdo PPP dhe mbi të gjitha çdo incenerator nuk mund të ekzistonte pa Edi Ramën.
E në fakt check up, kanabizimi i vendit, inceneratorët, Unaza etj erdhën në jetë ditën që Edi Rama erdhi në pushtet.
Ai është arkitekti, truri, ekzekutuesi dhe përfituesi direkt i aferave mafioze dhe korruptive në Shqipëri.