Ish kryeministri Sali Berisha është duke dhënë një deklaratë ditën e sotme pranë selisë së PD-së.
Kryefjala sipas tij nuk mund të mos jetë kongresi i Partisë së Ramës, kjo sepse sipas tij ka qenë nj mafie shtetërore.
“Sot kryetemë nuk mund të mos jetë kongresi i Partisë së Qeverisë. Ky kongres e patë ju vetë, ishte si Kongresi i një mafie shtetërore, si cozanostra. Kjo u faktua katërçipërisht në tematikën kryesore të këtij kongresi. Shqiptarë që prisnin me padurim që të dëgjonin nga qeveritarë dhe ministra dhe kreu i qeverisë se si do u lehtësohen dhimbjet e mëdha që u krijua nga rritja e çmimeve, ilaçeve, transportit, e menjëhershme, janë të gjitha shkaqe reale. Nuk morëm asnjë përgjigje nga këto, ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin, vërtetë kongresmenë u ulën mbi degë kashte, vërtetë rrahim gjoksin apo u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerët por e vërtet është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve”, tha Berisha.