Lideri historikë Sali Berisha në një konferencë për media nga selia blu ka hedhur akuza se SPAK është një makinacion që tërhiqet prej “veshi” nga kreu i qeverisë duke dëmtuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë
“Në diktaturë, ju nuk keni jetuar, por institucionet si prokuroria, gjykatat, policia, ushtria, quheshin armë të partisë. Ekzakt kjo që u them unë. Armë në duart e partisë. Armë në duart e diktaturës së proletariatit. Këtë herë nuk është më diktaturë e proletariatit. Këtë herë flitet për armë të PS apo të narkoshtetit. Kreu i organizatës kriminale ngarkoi me detyrë SPAK-un e partisë duke i thënë që e dua Sali Berishën në burg dhe në djall opozitën. Në historinë 30-vjeçare të këtij vendi, kuvende të tilla edhe Partia e Punës ka zhvilluar, por kaq të paskrupullt, kaq të hapura, përpiqej që të maskonte diçka”, u shpreh Berisha
Berisha tha se problemi i kryeministrit Rama është se nuk mund të bëjë pazare të pista me të.
“Ishte frika me të vetët se mos skafi i opozitës mund të mendonte që ti afrohej atij apo rrethit të tij më të ngushtë mund të imagjinohet. Ka ndërmarr një show të tillë të pazakontë. E shtyu nga ana tjetër edhe tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë. Ai e pa që opozita fiktive ka marr fund dhe e di që Shqiptarët çdo ditë e më tepër ti japin përgjigjen e merituar. Shqiptarët do ti japin përgjigjen duke e arkivuar Ramën. Ai e ka problemin se me Sali Berishën nuk bën dot pazare të neveritshme dhe të tërheq zvarre opozitën. Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit u denoncua haptas dhe publikisht korrupsioni i shpërndarë në çdo hallkë të vendit u denoncua dhunimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve”, u shpreh Berisha.