Vazhdojnë punimet e Kongresit të Partisë Socialiste! Ministrat për më shumë se 2 orë kanë zhvilluar diskutime me socialistë dhe qytetarë të tjerë në shesh, duke u ndarë në 5 panele të ndryshme: bujqësi; politikë e jashtme dhe mbrojtje; energji dhe turizëm; shëndetësi dhe rini, arsim dhe kulturë! Më pas, në orën 12:00, kryeministri Edi Rama mbërriti në Pallatin e Kongresit, ku edhe u këndua himni shqiptar si edhe ai ukrainas, për të nisur raundin e dytë të punimeve. Në Kongres marrin pjesë në total 1007 delegatë, teksa priten ndryshime në Statutin e PS-së. Po ashtu në punimet e sotme do të shtohet sekretari ekzekutiv pranë degëve në rrethe, si edhe 2 Sekretariate të reja në parti. Do të votohet edhe shkarkimi i 61 kryetarëve të degëve pranë bashkive. Gjithashtu edhe Rama do të mbajë një fjalë të gjatë për të gjithë të pranshmit.
Mirëpo debate kishte te stendat jashtë, pasi me një fjalim të shkruar me shkrim dore, Braçe ka lexuar një e nga një të gjitha pikat që mund të shërbejnë si zgjidhje për të përmirësuar siutuatën e bujqësisë në vend, por ndërhyrja e Arben Pëllumbit e nervozoi. Pëllumbi i kërkoi Braçes që fjalimin ta përmblidhte shumë shkurt, por ky i fundit i është kthyer duke thënë se po jep disa zgjidhje që duhet të zbatohen në të kundërtën do të jetë shumë vonë, jo vetëm për PS, por edhe për bujqësinë e Shqipërisë. Ndërsa gjithashtu nuk munguan as premtimet. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale u zotua se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të kategorisë së pensionistëve; Ndërsa kumbaro deklaroj se më 1 qershor, ndalohet përdorimi i qeseve plastike; ndërsa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku shprehu ambicien e Shqipërisë për ta prodhuar vetë energjinë që i nevojitet.