Socialistët mbledhin nesër Kongresin, nga ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt. Punimet e Kongresit nisin në orën 11:45 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele.
“Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit”, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030. Punimet do të mbyllen me fjalën e kryesocialistit Edi Rama, në orën 16:40. Të pranishëm në kongres do të jenë edhe përfaqësues nga partitë simotra evropiane.