Konispol/ Tentoi të korruptojë policët rrugorë me para, arrestohet 45 vjeçari

Një person ka rënë në pranga ditën e djeshme në Sarandë, pasi ka tentuar të korruptojë policisë.

Shtetasi me iniciale K.A, është kapur nga policia duke drejtuar automjetin me shpejtësi jashtë normave të lejuara. Sakaq, pas ndalimit ai i ka ofruar policisë rrugore një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative.

Njoftimi i policisë:

Në këtë kuadër, gjatë ditës së djeshme, Policia Rrugore e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin K. A., 45 vjeç, banues në fshatin Xarë, Konispol, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasi K. A. ka tentuar t’i korruptojë ata, duke u ofruar një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative.

Po në zbatim të planit të masave, nga Policia Rrugore e Sarandës janë vendosur 80 masa administrative, gjatë 24 orëve, kryesisht për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit, për parakalime të gabuara dhe për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

Policia Rrugore e Sarandës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për të gjithë shkelësit që këto rregulla t’i zbatojnë me rigorozitet, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *