Konjufca: BE trajton Kosovën si jo shtet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka akuzuar Bashkimin Evropian për qasje diskriminuese ndaj Kosovës.

Ai shprehu shqetësimin se BE-ja po e trajton vendin si një entitet të pavlefshëm, sidomos në lidhje me procedimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Konjufca theksoi se draft-statuti i propozuar nga BE-ja është i papranueshëm dhe duhet të hartohet nga institucionet e Kosovës.

“Nuk mundet në vend të Kosovës ta marrë kompetencën Bashkimi Evropian. Kjo i bie që BE e grabit një kompetencë të Kosovës. Sipas marrëveshjeve të deritashme Kosova e ka këtë drejtë për të paraqitur.

BE mundet të na thotë jeni vonuar dhe ne mund të themi se a ka pasur afat kohor te caktuar. Ndoshta ne mund të pranojmë kritikën e vonesën, por nuk do të thotë t’ia marrim kompetencës”.

Nëse shkohet në këtë formë, atëherë po i merret një e drejtë thelbësore shtetit të Kosovës”, tha Konjufca.

Këto komente u bënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *