Konkurencë mes këngëtarëve shqiptare? Rita Ora ‘kapet’ me Dua Lipën

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa ‘i vuri flakën’ skenës së madhe gjatë koncertit në sheshin Skënderbej, ku ishin të pranishëm mijëra fansa të saj. Faqja “Dua Lipa Today” shkruan se në shesh ndodheshin rreth 200 mijë spektatorë.

“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në vitiin 1998”, shkruhet në faqe.

Po Rita Ora sa mblodhi? Një faqe shkruan se në koncertin e saj në Kosovë në vitin 2018 kanë qenë 300 mijë persona. Madje, edhe motra e këngëtares ka bërë një reagim në këtë postim.

Rikthim në vitin 2018 kur RitaOra theu rekordet kur mblodhi gjysmë milioni njerëz në koncertin e saj në Kosovë dhe Shqipëri. Çmenduri! Në Kosovë ajo mblodhi mbi 300.000 njerëz. Në Shqipëri mbi 250.000 njerëz!! Ende askush nuk e ka thyer rekordin e saj!,- shkruhet në postim.

Këtë postim e rishpërndarë në ‘InstaStory’ edhe këngëtarja me famë botërore Rita Ora.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *