Një sasi lënde eksplozivi i është vendosur një subjekti që prodhon çimento në Durrës.
Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer teksa specialistwt e Xhenios realizuan çmontimin.
Policia thotë se, eksplozivi u vendos nga persona të paidentifikuar, teksa po punohet për t’i identifikuar dhe kapur.
Firma rezulton të jetë në pronësi të Mihail Lazarov, biznesmen bullgar, i cili ka investuar në Durrës.
NJOFTIMI NGA POLICIA
“Durrës/Informacion paraprak.
Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.
Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.
Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.
/Priza.al/