Konkursi i bukurisë/ Endi Demneri shpallet ‘Miss Universe Albania’

Bukuroshja Endi Demneri do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe, kompeticionin më të madh të bukurisë që këtë vit do zhvillohet në El Salvador.

Shoqëruesja e dytë e Miss-it u shpall Desanka Dajçi dhe shoqëruesja e parë Almina Rey.

Juria shpalli edhe Miss Universe Kosova, kurorë e cila iu vendos bukuroshes Arbesa Rrahmani, që do të përfaqësojë gjithashtu Kosovën në këtë kompeticion.

Finalja e Miss Universe nuk ishte vetëm një garë, por edhe një mbrëmje, ku vajzat pjesëmarrëse sfiluan nën tingujt e muzikës së interpretuar nga këngëtarët më në zë të momentit si Soni Malaj, Elgit Doda, Erik Lloshi etj.

Mbrëmja gala zgjati përreth 4 orë në Pallatin e Kongreseve, në moderimin e Teni Vllaçajt dhe Eriona Sejdiut.

Spektakli i madh ishte finalizimi i një rrugëtimi tre mujor, ndërkohë që mezor presim që të shohim rrugëtimin e Endi Demnerit drejt Miss Universe.

     

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *