Konservatorja që mund të bëhet presidentja e parë grua në Francë, sondazhet: ‘Kërcënim real’ për presidentin Emmanuel Macron

Më 10 prill në Francë zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Një nga kandidatet që pritet të paraqesë një sfidë serioze për presidentin e tanishëm Emmanuel Macron është konsevatorja Valeri Pecresse, që synon të bëhet gruaja e parë presidente në Francë.

Ajo u zgjodh si  kandidate për president muajin e kaluar nga anëtarët e partisë konservatore ‘Les Republicains’.

Sondazhet e  tanishme tregojnë se Pecresse mund të mposht Presidentin Emmanuel Macron në zgjedhjet e prillit.

Në zyrën e saj  të stolisur me postera, 54-vjeçarja tregon një sërë problemesh me të cilat përballet Franca sot .

Ajo radhit çështje të tilla si  kontrolli i dobët i kufijve kombëtarë, dhuna në getot te qyteteve dhe borxhet në rritje. Kritike ndaj Presidenti Macron për ‘djegien e arkës së shtetit’ gjatë pandemisë, Pecresse ka premtuar të reformojë sistemin  e pensioneve dhe të shkurtojë një faturë të fryrë pagash publike  të dyja premtimet që ajo thotë se Macron nuk ka arritur t’i përmbushë dot .

Ajo e përshkruan stilin e saj si një kombinim të ish kancelares Angela  Merkel-it dhe ish-kryeministres britanike Margaret  Thatcher-it.

‘Jam një grua që konsultohet, vendos dhe vepron. Nga Thaçeri kam ngjashmëri në pjesën kur them se nuk jam për kthimin pas’, duke iu referuar një fraze në një fjalim të vitit 1980 kur udhëheqësja britanike refuzoi të tërhiqej nga reformat liberalizuese.

Sipas saj kundërshtarët politikë  që e kanë vënë nofkën ‘biondja’ e kanë  paguar çmimin. E pyetur nëse Franca është gati për një presidente grua, ajo  përgjigjet se këtë  do ta  tregojnë votuesit.

 

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *