Konsiderohej ‘kamp përqëndrimi’/ Mbyllet burgu i Zaharisë, por ministri Manja ka një lajm të keq për të dënuarit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se brenda këtij muaji do të mbyllet burgu i Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

Manja tha se të dënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por mendohet se shkaku kryesor mund të jetë gjendja tejet e amortizuar e ambienteve të këtij burgu.

Ministri gjithashtu bëri të ditur një lajm jo të mirë për të burgosurit. Ai tha se këtë vit nuk do të kishte asnjë amnisti për të burgosurit në të gjithë vendin.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *