Konsiderohet si lulja e perfeksionit, ja si të kujdeseni për një orkide

Orkidea është një nga lulet më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën. Ajo ka simetri të dyanshme, ashtu si fytyra e njeriut, dy gjysmat e lules pasqyrojnë njera tjetrën në perfeksion, ndaj kjo besohet se është arsyeja pse njerëzit janë të dashuruar pas saj.

JU KANË DHURUAR NJË ORKIDE DHE NUK DINI SI TË KUJDESENI PËR TË? LEXONI KËSHILLAT E MËPOSHTME.
Orkidea duhet të ujitet një herë në javë dhe uji duhet të jetë në temperaturën e ambientit, për të evituar efektin e ndryshimit termik. Pasi ujitet, lihet të kullojë uji dhe kur mbaron së kulluari uji i tepërt, orkidea rivihet në vazon e saj. Dheu i vazos duhet të jetë i pasuruar me bazë myshku ose lëvore pemësh që nuk e mbajnë ujin.

Ajo duhet të vendoset pranë një burimi drite, por jo direkt në dritën e diellit, në mënyrë që të mos digjet. Gjithashtu, orkidea nuk duhet të mbahet në ajër të ftohtë. Shmangni këndet e shtëpisë ku ka rryma ajri.
Në rast se orkideas i kanë rënë të gjitha lulet, ajo nuk duhet hedhur. Me pak durim, orkidea mund të lulëzojë sërish. Mjafton t’i prisni kërcellin dy centimetra mbi nyjen e tretë. Rrënjët e dobishme për orkidean janë ato me ngjyrë gri të hapur. Të gjitha rrënjët e thara është mirë të priten që në fillim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *