Konsulli i Shqipërisë në Liban: Do të ketë operacion të katërt! Disa duan të vijnë, disa të tjerë jo

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, i cili ishte ura lidhëse për riatdhesimin e 5 grave dhe 14 fëmijëve që prej vitesh jetonin në kampin famëkeq ‘Al Hol’, deklaroi se operacioni ishte shumë i vështirë.

Ai u pyet edhe për Eva Dumanin, pë të cilën tha se nuk kishte dëshirë të vinte për momentin.

“Ishte operacion i vështirë. Disa duan të vijnë disa të tjerë jo. Do të ketë një operacion të 4. Eva Dumani s’do që të vijë për momentin. Do flasim shpejt. Ka pasur pak nga ata që kanë dashur të vijnë por s’janë gjetur”, tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *