Konsumimi i darkës dhe shtrirja në shtrat nxit diabetin, studimet: Rritet niveli i glicemisë në gjak, risk për t’u prekur nga diabeti i tipit 2

Të shtrihesh menjëherë pasi konsumon vaktin e dakes bën dëm për organizimin dhe kjo gjë është e ditur tashme. Por së fundmi është zbuluar një ndër aspektet që bën dëm mbi njeriun. Kjo gjë në fakt ndikon tek niveli i glicemisë dhe në disa persona është shumë I lartë risku për tu prekur nga diabeti i tipit 2.

Konkluzioni mbërrin nga një studim i kryer nga një grup kërkuesish të Massachusetts General Hospital në bashkëpunim më dy spitale universitare të tjera dhe është publikuar në revistën shkencore Diabetes Care.

Studiuesit kanë analizuar kodin gjenetik të personave që i janë nënshtruar punës kërkimore dhe ka rezultuar se nivelet e melatoninës në gjak ishin 3.5 herë më të larta në ato raste që vullnetarët pasi hanin darkë, shtriheshin për të fjetur menjëherë.

Pra është zbuluar kështu se niveli i glicemisë në gjak në raste të tilla rritet në mënyrë shqetësuese, duke bërë që të ketë luhatje të kontrollit të glukozës në gjak. Sipas autorëve të studimit, darka duhet konsumuar të paktën 2 orë para se të shkojmë në shtrat për të fjetur.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *