Për shkaqe ende të paqarta, një 48-vjeçar ka konsumuar detergjent, ku dhe ka përfunduar në spital. Mesditën e sotme, në spitalin rajonal Sarandë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Ll., 48 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se ka konsumuar detergjent.
“Delvinë/Informacion paraprak. Më datë 01.04.2021, rreth orës 13:00, në spitalin rajonal Sarandë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Ll., 48 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se ka konsumuar detergjent.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.