Një djalë 13-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme për shkak të konsumimit të shumtë të pijeve energjike. Ngjarja ndodhi në Zagreb, teksa një grup të rinjsh kishin shkuar në kinema.
Pasi ambulanca e çoi në spital, ekografia e zemrës tregoi miokardiopati të panjohur dhe dëmtim të muskulit të zemrës.
“Në përgjithësi, përveç sheqerit, i cili nuk është i mirë, përbërësit problematikë për pijet energjike për fëmijët, të cilat mund të shkaktojnë toksicitet, janë kafeina, taurina dhe L-karnitina. Mbidozat e këtyre përbërësve mund të shkaktojnë efekte anësore, ose mund të jenë toksike për të rinjtë,” tha pediatri Filip Rubić.
/Marrë nga: Ekskluziva/ Përshtati: Priza.al/