Konsumoni këto ushqime çdo mëngjes? Stop! Ja çfarë po i shkaktoni trupit tuaj

Tashmë të gjithë biem dakord se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Por, në lidhje me këtë hulumtimet tregojnë se një mëngjes jo i shëndetshëm mund të çojë në një rënie të energjisë dhe anashkalimi i tij bën që ta teproni më vonë me ushqimin gjatë ditës.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga ushqimet që duhet të shmangni në mëngjes:

Ushqim nga furra e bukës

Besoj se shpesh e gjeni veten duke marrë diçka te furra e bukës, pasi e shihnit si të vetmen zgjidhje në mungesë të përgatitjes së mëngjesit. Megjithatë, produktet e bukës janë të pasura me yndyrna trans, miell të bardhë dhe shpesh sheqer, dhe kanë mungesë të lëndëve ushqyese.

Biskota integrale

Shpesh herë në mëngjes ndodh që të hamë biskota integrale. Megjithëse, në paketim thuhet se është një ushqim ideal për mëngjes, në fakt nuk është kështu.Asnjë biskotë nuk është një vakt kryesor në vetvete. Përveçse është kalorike, as nuk ju sjell ndjesinë e ngopjes.

Smoothies

Smoothie nuk është një opsion i pashëndetshëm, por nuk është gjithashtu më ideali për mëngjes. Kur përziejmë frutat, humbasim edhe fibrat, të cilat janë vendimtare për ndjenjën e ngopjes. Frutat, edhe pse shumë ushqyese, nuk mund të ofrojnë në vetvete gjithçka që na nevojitet për një vakt të vërtetë.

Kafe

Asnjëherë një pije nuk mund të përmbushë vaktin kryesor dhe veçanërisht jo kafeja. Për më tepër me stomak bosh. Kafeja turke pa sheqer është e mrekullueshme si pije, por jo si vakt. Mund t’ju zgjojë, por nuk do t’ju japë energji. As kafeja me qumësht nuk është shumë më e mirë. Mundohuni të pini kafe pas mëngjesit dhe të mos jeni zëvendësues për asnjë vakt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *