Shpesh na këshillohet që të konsumojmë sa më shumë ujë, më së shumti gjatë verës.
Kjo pasi uji na ndihmon të transportojnë lëndë ushqyese të trupit, të ruajmë temperaturën e trupit etj, por ajo që nuk e keni ditur është fakti se konsumimi i tepër (më shumë se një litër në orë) ju krijon probleme shëndetësore.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj efektet negative që sjell në trupin tuaj:
Enjtja e këmbëve dhe duarve
Pirja e tepër e ujit ju shkakton edemën (një gjendje që prek trurin), pasi rriten nivelet e natriumit në trup çka shkakton dhe ënjtje në duar e këmbë. Në fazat e mëvonshme, edema gjithashtu mund të shkaktojë një mosfunksionim në sistemin nervor qendror.
Ju krijohen ngërçe në muskuj
Uji i tepërt ndikon dhe në uljen e numrit të elektroliteve në trupin tuaj por kur këto të fundit janë në nivele të ulëta ju shkaktohet ngërçe të muskujve.
Dhimbje koke dhe përgjumje
Nëse konsumoni më tepër ujë do të keni dhimbje kokë, çka do t’ju bëjë të ndiheni të hutuar dhe çorientuar. Por situata bëhet më e rëndë, pasi mund t’ju shkaktojë shikim të dyfishtë, vështirësi në frymëmarrje, rritje e presionit të gjakut dhe përgjumje.