Edhe pse është e domosdoshme, duhet të jeni të arsyeshëm me bukën. Buka mund të ndikojë negativisht në shëndetin e organizmit, nëse merret në sasi më të mëdha.
Nëse e teproni me këtë ushqim, ekziston mundësia që të përjetoni disa nga simptomat e mëposhtme:
Probleme me tretjen
Nëse jeni alergjik ndaj glutenit dhe nuk jeni të vetëdijshëm për këtë, shpesh mund të ndiheni të fryrë, dhe gjithashtu mund të keni kapsllëk, sepse zorrët janë të bllokuara.
Gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë rast është të bëni një sërë testesh për të parë nëse jeni alergjik ndaj glutenit.
Ndjenja e shpeshtë e urisë
Drithërat shumë të rafinuara, të cilat përdoren për të bërë bukë të bardhë dhe ushqime të tilla si gjevrekë, shkopinj dhe biskota, do të ndikojnë në trup duke ju detyruar të hani edhe më shumë ushqime të pasura me sheqerna.
Pasoja është shtimi i kilogramëve të tepërt, të cilat mund të shmangen lehtësisht nëse kaloni te produktet me drithëra të plota.
Një studim shkencor vërtetoi se produktet me drithëra të plota mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës së barkut, të marrë nga drithërat e rafinuara, sepse ato përmbajnë më shumë vitamina dhe minerale.
/Priza.al/