Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me kontejnerin me banane i cili u kap dje në Portin e Durrësit.
Ka qënë kompania “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve Trifon Murataj, e cila ka porositur ngarkesën nga Amerika Latine.
Burime për median mësojnë se agjentët e shitjeve të kësaj kompanie Nazmi Algjata dhe Altin Muhametaj kanë mohuar të kenë lidhje me hapjen e kontejnerit duke deklaruar se e gjithë porosia është bërë online. Mësohet se ky i fundit ka bërë tre ndalesa nga Kolumbia në Spanjë, Itali e Durrës, si dhe në momentin kur ka mbërrit u zbulua se mungonin 49 arka me banane. Sakaq janë arrestuar 16 punonjësit e sigurisë, pasi dyshohet se kontejneri është manipuluar në port.
Task-Forca permanente e përbashkët, e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, konstatoi një kontejner të paplumbosur të ngarkuar me banane. Deri tani sipas policisë janë arrestuar në flagrancë 20 shtetas.