Një ekip ndërkombëtarë i gjeologëve konsiderojnë që kontinenti misterioz “Islandia” ishte shtrirë nga Greonlanda deri në Evropë, dhe mbulonte një hapësirë prej 600.000 kilometra katrorë.
Megjithatë, nëse këtij kontinenti i shtohen rajonet në perëndim të Britanisë, tërë rajoni do të përfshinte afro një milionë katrorë kilometra, që është një rajon më i madh sesa Australia.
Teoria e re shtron pyetjen që i ka munduar prej vitesh shkencëtarët rreth ekzistencës se koreve kontinentale dhe të oqeaneve në rajonin e pjesës veriore të Atlantikut, ku gjithashtu nuk dihet se si janë formuar ishujt vullkanik siç është Islanda.
Në kushtet e caktuara, Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e ujërave dhe detet, u jep të drejtë ekskluzive vendeve më të afërta që do të mund të shfrytëzojnë resuret në thellësi të detit.
“Islanda ka çuditur gjeologët rreth ekzistimit të teorive lidhur me atë se si është formuar dhe rrethuar nga Oqeani”, ka thënë Jilian Fulger, profesoreshë e gjeofizikës në Universitetin Daram.
Zbulimi i Islandisë do të mund të ndryshonte plotësisht atë që kemi mësuar për botën tonë. Tani ekipi i gjeologëve është duke bashkëpunuar për të testuar këtë teori dhe të kryejnë hulumtime në Islandë por edhe vende tjera.
/Burimi: Itv.news/ Përshtati në shqip: Priza.al/