Kontrabandë ilaçesh/ Gjykata e Durrësit lë të lirë 3 nga të arrestuarit (Emrat)

Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin që të lirohen tre të arrestuarit për kontrabandë ilaçesh në operacionin “Porosia”, ndërkohë që ka lënë në fuqi arrestimin e Granit Kërxhaliut.

Pas vendimit të Gjykatës janë liruar 2 doganierët, Enkel Shehi dhe Artan Topuzi dhe pronarin e furgonit Behar Lleshi, të cilët u arrestuan pasi ju gjetën medikamente mjekësore të futura kontrabandë. Arrestimet janë rrëzuar sepse Gjykata e ka konsideruar te paligjshëm arrestimin e tyre dhe të pronarit të furgonit. Për këta tre persona gjykata vendosi detyrim paraqitje.

Njoftimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës:

Ka disponuar me Vendimin nr.(11-2021-6704) 592, datë 22.10.2021, ku ka vendosur:

Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Granit Kerxhaliu, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Konrabanda me mallra te tjere”të parashikuar nga neni 173,174,248 te K.Penal. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Granit Kerxhalliu atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale. Urdhërohet personi nën hetim Granit Kerxhalliu që të paraqitet në policinë gjyqësore pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Granit Kerxhalliu, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

Te rrezoje kerkesen per vleresimin e ligjshem te arrestit ne flagrance ndaj shtetasve Behar Lleshi, Enkel Shehi dhe Artan Topuzi si arrest i paligjshem. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Behar Lleshi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Behar Lleshi, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Enkel Shehi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Enkel Shehi, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Artan Topuzi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Artan Topuzi nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, duke filluar të përllogaritet ky afat nga e nesërmja e komunikimit të tij të arsyetuar. U shpall sot në Durrës, më datë 22.10.2021.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *