Kontrabandë me teste Covid-i dhe ilaçe, policia i bën ‘gropën’ fierakut në Durrës

Koronavirusi për disa njerëz është një vuajtje e madhe, por për disa të tjerë është kthyer në një burim fitime ose “minierë ari”. Mes farmacistëve, mjekëve, infermierëve apo edhe sanitarëve në spitale, të cilët në këto dy vite pandemia kanë bërë para pa fund të Shqipëri, duke përfituar si gjithmonë nga halli i tjetrit, ka edhe të tjerë përfitues.

Ata janë kontrabandistët e medikamenteve apo dhe produkteve të tjera që kanë lidhje me koronavirusin dhe pacientët e kësaj epidemie.

Një qytetar është arrestuar nga policia në Durrës ditën e sotme. Ai është një shtetas 31-vjeçar, që ka rënë në prangat e bluve pas një operacioni të koduar “Smart” nga strukturat e Drejtorisë së Krimit Ekonomik dhe Financiar në Durrës pasi po transportonte ilaçe dhe teste të shpejta Covid kontrabandë.

Marjus Lushka, nga qyteti i Fierit, u arrestua menjëherë teksa Policia gjeti në makinën e tij medikamente mjekësore, disa paketa me “Rapid Test Antigen” dhe tre celularë.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe personin që i kishte porositur ato, një 29-vjeçar me iniciale A.B. nga Tirana.

Njoftim i Policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Smart”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme mjekësore, Rapid Test Antigen dhe aparate celularë. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit ku u gjetën medikamentet, procedohet penalisht porositësi i tyre.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një shtetas po transportonte medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar të koduar “Smart”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Marjus Lushka, 31 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës (jashtë rrethimit të Portit detar), automjetin me drejtues shtetasin M. L. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme mjekësore, paketime me Rapid Test Antigen dhe 3 aparate celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, porositësin e medikamenteve, shtetasin A. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *