Kontrabanduan mallra, ja personat e shpallur në kërkim nga aksioni i djeshëm në Kosovë

Dita e djeshme është shoqëruar me tensione të mëdha në veri të Kosovës, ku qytetarët serbë sulmuan policinë pas një kontrolli të ushtruar për kontrabandimin e mallrave.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dhjetë persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra. Aksioni i Policisë së Kosovës që u realizua dje në katër rajone të vendit, përfundoi me arrestimin e tetë personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara.

1. Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë

2. Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë

3. Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë

4. Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë

5. Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok

6. Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.

7. Vehbi (Kadri)Hyseni dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.

8. Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.

9. Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.

10. Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.

Postimi i Policisë:

Dhuna nisi kur efektivët u futën në një farmcai serbe. Qytetarët serbë dhe policia u përplasën me shkelma e grushte ndërsa më pas është raportuar edhe për të shtëna e bomba. Nga përplasjet janë plagosur 8 persona, nga të cilët 6 janë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Një prej të plagosurve është serb dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë pasi një plumb i ka depërtuar në shpinë, ndërsa nuk dihen detaje për të lënduarit e tjerë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *