Kontrata e sulmuesit kthehet në “makth”, Inter nuk gjen zgjidhjen me lojtarin

Inter po mundohet të ndërpresë kontratën me Alexis Sanchez, por gjithçka është bërë shumë e vështirë. Kjo pasi kilieni kërkon 4 milionë euro për të ndërprerë bashkëpunimin dhe për të qenë i lirë.

Vetëm 1 vit kontratë i ka mbetur në “Giuseppe Meazza” dhe shuma që përfiton është rreth 7 milionë euro për sezon. Sanchez nuk ka të ardhme te zikaltërit, të cilët po ndërtojnë tjetër grup ambicioz për fitimin e Scudettos dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Champions League.

Dybala është në horizont, por kontrata e Sanchez është kthyer në makth të vërtetë që pengon hapësira të rëndësishme. Kilienit i është bërë e qartë që nuk bën pjesë në planet e klubit, por paratë nuk e lënë të largohet nga Inter.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *