Kontrata e vjetër skadon më 31 maj, Kremlini: Rusia dhe presidenti serb bien dakord

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të dielën se kishte rënë dakord për një kontratë trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

“Nuk mund të flas për çmimin tani, të gjitha detajet do të merren vesh me Gazprom”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Kontrata 10-vjeçare e furnizimit me gaz të Serbisë me Gazprom GZAVI.MM skadon më 31 maj. Vuçiç tha se me Putinin ka diskutuar edhe për zgjerimin e hapësirës së depozitimit të gazit në vendin ballkanik.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu çështjen e Ukrainës dhe Kosovës, sipas Kremlinit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *