Kontratë 5-vjeçare dhe një pagë të majme, Donaruma ‘braktis’ Milanin për klubin…

Gianluigi Donnarumma nuk do të jetë më portieri i Milanit, por i Paris Saint Germain. Portieri Italian dhe klubi francez kanë mbyllur të gjitha marrëveshjet e mundshme për pagën, kohëzgjatjen, bonuset e deri tek bonuset për agjentin Mino Raiola.

Donnarumma do të firmosë një ditë pas ndeshjes së fundit në Grup të Italisë në Euro 2020, një kontratë 5-vjeçare e teksa po gjatë kësaj dite do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin.

Merr fund një nga dilemat e mëdha të merkatos ku portieri Italian u largua me parametër zero duke mos i dhënë asnjë përfitim financiar. 10 mln euro që me bonuse mund të arrijnë deri në 12 mln euro në vit do të jetë paga e 22-vjeçarit, një ofertë që akush në kushte të vështira financiare nuk mund t’ia garantonte përveçse parizienëve.

Donnarumma do të jetë goditja e dytë e madhe me parametër zero për nënkampionët e Francës pasi përpara startit të Europianit ata nënshkruan edhe me Wijnaaldum i cili edhe ky iku falas nga Liverpool.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *