Kontroll i papritur nga policia, arrestohet 63-vjeçari

U arrestua një 63- vjeçarë nga Elbasani pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe kokainë si edhe dy mjete prerëse bashkë me 2 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe kokainë, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 fishekë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *