Një shqiptarë 53-vjeç është arrestuar nga policia italiane pasi në banesë i janë gjetur 2.5 kilogramë hashash, 225 gramë kokainë dhe gati 2400 euro, përveç asaj që nevojitet për paketimin e dozave.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ra në prangat e policisë nga nervozizmi i tepërt gjatë një kontrolli rutinë nga policia italiane në Firenze të Italisë.
Shqiptari po lëvizte me një mik të tij në një makinë e cila po bënte manovra të rrezikshme në rrugë.
Sapo mjeti është ndalur, patrulla është afruar për kontrolle rutinë, menjëherë pasagjeri flitet për një 53-vjeçar shqiptar, ka filluar të sillet në mënyrë të çuditshme ndaj dhe policët dyshuan dhe e kontrolluan më tej ku i gjetën një palë çelësash të cilat i përkisnin banesës me drogë.