Kontrolle në pikat kufitare: 30 mijë euro nën sekuestro, arrestohen 2 shtetas, 3 të tjerë nën hetim

Policia Kufitare, me anë të kontrolleve në pikat kufiare ka bërë të mundur arrestimin e dy personave dhe vënien nën hetim të tre të tjerëve. Efektivët kanë sekuestruar rreth 30 mijë euro të padeklaruara.

Njoftimi:

Departamenti i Policisë Kufitare / Intensifikohen kontrollet në hyrje/dalje, me shërbime të shtuara dhe pajisje bashkëkohore, për të garantuar qarkullimin e ligjshëm dhe të sigurtë të shtetasve dhe mallrave.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pkk-të e vendit, bazuar në analizat e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Si rezultat, u goditën 5 raste të këtyre paligjshmërive në fusha të ndryshme.

-Në PKK Morinë dhe në Rinas, në hyrje të RSh-së, u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, përkatësisht, automjeti me drejtues shtetasin T. S. dhe shtetasin D. V. Në çantën e shtetasit T. S., u gjetën dhe u sekuestruan 19 600 euro, ndërsa në çantën e dorës të shtetasit D. V., u gjetën dhe u sekuestruan 11 250 euro, shuma këto të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale, u iniciua procedimi në gjendje të lirë për shtetasin çek T. S., 55 vjeç dhe për shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në Tiranë.

-Në Port Durrës, u vunë në pranga shtetasit N. H., 54 vjeç dhe G. Q., 30 vjeç, të dy banues në Kosovë, pasi shtetasi G. Q. tentoi të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin, duke përdorur pasaportën false me të cilën e kishte pajisur 54-vjeçari.

-Në PKK Kakavije, në dalje të RSh-së, u kalua për kontroll të imtësishëm, në vijën e dytë, automjeti me drejtues shtetasin G. L., në të cilin, si rezultat i kontrollit, u gjet dhe u sekuekstrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 28 vjeç, rezident në Greqi.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *