Mbrëmjen e sotme policia ka zhvilluar një aksion blic në qytetin e Elbasanit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike.
Po ashtu në fokus kanë qenë edhe kapja e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinj të paçertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.
Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.