Policia e rendit dhe sesioni i antidrogës po kryejnë kontrolle të rrepta në rrugë në qytetin e Pogradecit.
Kotrollet janë të pozicionuara në akse me densitet të lartë lëvizjeje. Sipas të dhënave të policisë kontrollet po fokusohen tek personat në kërkim, armëmbajtjet pa leje dhe posedimi i lëndëve narkotike.
Deri më tani nuk ka pasur raste të konstatuara. Kontrollet vijojnë pasi edhe lëvizjet në fundjavë në juglindje janë të larta.