Karl Lagerfeld u bë një ikonë me stilin e tij të pagabueshëm, dashurinë e tij për disa elementë të saktë stilistikë si bardhë e zi dhe komentet ‘pikante’. Ja 5 kuriozitete për artistin që i dha formë një estetike precize, një njeri kontrovers me një zgjuarsi të mprehtë.
- Karl Lagerfeld dhe data e lindjes së tij
Një mister i nxitur nga ai vetë ishte data e lindjes, ai i ngatërroi kartat aq shumë sa që as Ëikipedia nuk është në gjendje ta sqaronte misterin. Motoja e tij? “Kujt i intereson? Unë jam krijues dhe nuk kam moshë”
- Lidhja me familjen Fendi
Duke filluar nga vitet ’60 ai fitoi një kontratë të përhershme me shtëpinë romake të modës Fendi dhe ishte ai që ishte përgjegjës për suksesin e logos me dy F. Kush ka marrë pjesë pa të në sfilatën e parë të markës, pas vdekjes së tij në 2019-ën, tregon për një duartrokitje shumë të gjatë dhe një nderim emocionues dhe të përzemërt për stilistin.
- Karl Lagerfeld dhe shija e provokimit
Në vitin 1993 ai bëri që ylli i filmave hard Moana Pozzi të parakalonte me striptiste të tjera femra, duke bërë bujë të madhe, duke skandalizuar kritikët dhe duke bërë që Anna Ëintour të largohej nga shfaqja.
- Intuitë gjeniale
Duke vëzhguar qepjet e një veshjeje të sipërme të veshur nga një kliente femër në një ashensor, ai u suprizua kur zbuloi se ishte një veshje H&M. Në vitin 2004 ai projektoi një koleksion ekskluziv me markën, ndërsa e gjithë bota e modës hoqi dorë. Pjesa tjetër është histori.
- Karl Lagerfeld dhe konsideratat e tij problematike
Lista është me të vërtetë e gjatë, shija e frazës dhe sarkazma e tij e frikshme e kanë shfaqur shpesh si një person të pandjeshëm. Përmendim disa nga thëniet më famëkeqe si fobia e padiskutueshme ndaj mbipeshës kur ai e quajti Adelën “pak shumë e shëndoshë”, klasizmin kur etiketoi armikun e tij Yves Saint Laurent si “një provincial” dhe dëbimin e Robin Givhan nga rreshti i parë i Chanel.