Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në fjalën e tij nga Konventa Kombëtare e kësaj force politike se qytetarët presin nga Partia e Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku jetojnë dhe premtoi shembjen e tij.
Ai kujtoi shprehjen e njohur se një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë dhe se rReferendumi është mjeti ynë magjik që ky popull të mos flejë më.
“Papa Francesku ka thënë liria nuk është e drejta për të bërë gjithçka që kemi dëshirë, po është mundësia për të bërë gjënë e duhur. PL është parta e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe patriotik të çdo shqiptari. Misioni ynë t’u kthejmë lirinë e grabitur. Misioni ynë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.
Ne do bëjmë çdo sakrificë dhe politikë për të ndaluar shpopullimin, këtë hemorragji që po vret vitalitetin, energjinë e Shqipërisë. Vetëm për shkak të rilindjes, Shqipëria është sot vendi me shpopullimin më dramatik në Europë. Vetëm për shkak të rilindjes qytetarë të pafajshëm vriten nga dora e policisë. Vetëm për shkak të Rilindjes sot jemi vendi më i varfër në Europë me pagat e pensionet më të ulëta, por kemi çmimet më të larta dhe taksat më të larta në rajon. Sot qytetarët presin nga Partia e Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku jetojnë dhe ne do ta shembim. Ky është borxhi më i madh që i kemi qytetarëve tanë. Mos të harrojmë kurrë që një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Referendumi është mjeti ynë magjik që ky popull nuk ka për të fjetur më. Sfida reale e opozitës, si ta mundim të keqen se qytetarët e dinë dhe po përjetojnë në shtëpinë e tyre çdo ditë e më tepër”, deklaroi Meta.