Konventa, LSI do të ndryshojë emrin

Anëtarët e Konventës Kombëtare do të votojnë mbrëmjen e sotme ndryshimet statutore të cilat më pas do t’i hapin rrugë dhe ndryshimit të emrit të kësaj force politike.

“Presidenti Meta e ka paralajmëruar se do të ishte përtej opozitës. Meta rikthehet një ditë pasi la detyrën e Kreut të Shtetit për t’i dhënë një rrugëtim të ri kësaj force.

Do të ketë zgjedhje të kësaj force, në forumet e saj, në secilin qark, në të gjitha degët, e kësaj force politike që do ketë nje emër të ri. Pritet që emri do të bëhet publik në fjalën që do të mbajë z. Meta. Kryemadhi ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve duke u përshëndetur me simpatizantë të kësaj force”, raportoi gazetari Stafa.

Anëtarët e Konventës Kombëtare do të votojnë ditën e sotme ndryshimet staturore, që do t’i hapin rrugë dhe ndryshimit të emrit të kësaj force që do të ketë një emër tjetër dhe një mision të ri, sipas deklaratave të z.Meta.

I pyetur nëse do të bëjë parti të ri, Meta tha sot: “Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë”./ BW

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *