Një kopje e pikturës së famshme të Leonardo da Vinçit, Mona Lisa, po del në shitje në Paris, ku pritet të arrijë një çmim deri në 300,000 € (365,645 $; 257,813). Thuhet se ajo është krijuar nga një admirues i da Vinci-t në fillim të Shekullit 17, dhe njihet gjerësisht si Mona Lisa Hekking, duke marë mbiemrin e ish-pronarit Raymond Hekking. Hekking, i cili vdiq në 1977, hodhi dyshime për vërtetësinë e kryeveprës origjinale, e cila tani gjendet në muzeun e Luvrit. Hekking e bleu kanavacën në vitet 1950 nga një tregtar arti në Nisë. Kryevepra besohet të jetë pikturuar në fillim të Shekullit 16.
Kopja do të shitet në ankandin e Christie’s në kryeqytetin e Francës. “Kjo vepër dhe historia e saj ilustrojnë magjepsje që Mona Lisa dhe aureola e Leonardo da Vinçit kanë mbajtur gjithmonë,” tha në një deklaratë një punonjës i Christie.
Mona Lisa origjinale është ndoshta piktura më e famshme në botë, dhe mjeshtri italian i Rilindjes Leonardo da Vinci vlerësohet si një nga artistët më të mëdhenj të historisë. Da Vinci, diku mes viteve 1503 dhe 1506, krijoi pikturën më të famshme ne botë- Mona Lisa. Mendohet se Mona Lisa Gherardini ishte Lisa Del Giocondo, gruaja e tregtarit fiorentin Francisco del Giocondo. Por, nuk ekziston një provë që e mbështetë një gjë të tillë. Mirëpo, ajo që e bën këtë pikturë të vecantë janë sytë dhe buzëqeshja e gruas. Mona Lisa nuk duhet as e gëzuar, as e pikëlluar.
Piktura origjinale është shfaqur në Muzeun e Luvrit në Paris që nga viti 1797. Vjedhja e Mona Lizës nga Luvri në 1911 shkaktoi një sensacion ndërkombëtar. Vincenzo Peruggia, një punonjës i muzeut më të vizituar në botë, u fsheh në një dollap brenda natës për të marrë pikturën e da Vinci-t. Ajo u gjet në vitin 1913 kur ai u përpoq ta shiste atë tek një tregtar antikitetesh në Firence.
/Burimi BBC: përshtati në shqip Priza.al/