“Kopjuan teknologjinë mbi vaksinën kundër COVID-19”, Moderna padit Pfizer & BioNTech

Kompania farmaceutike Moderna bëri të ditur në një deklaratë të premten se do padisë kompaninë Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale gjatë zhvillimit të vaksinës së parë për COVID-19 të miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompania amerikane farmaceutike dhe bio-teknologjike me qendër në Kembrixh, Masaçusets, pretendon se rivalët e saj kopjuan teknologjinë që Moderna zhvilloi vite përpara pandemisë.

Drejtoresha ekzekutive e Moderna-s, Stephane Bancel deklaroi: “Ne po i ngremë këto padi për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA që ne nisëm të zhvillonim, investuam miliarda dollarë në krijimin e saj dhe e patentuam atë gjatë dekadës para pandemisë së COVID-19”.

Vetëm një dekadë nga themelimi i saj, kompania Moderna është inovatore në teknologjinë e vaksinës së tipit “mRNA”, e cila funksionon duke u mësuar qelizave njerëzore se si të prodhojnë një proteinë që shkakton një përgjigje të sistemit imunitar. Teknologjia ndihmoi në përshpejtimin e procesit të miratimit për vaksinat – që zakonisht duhen vite për t’u përfunduar – dhe mundësoi që vaksina ndaj COVID-19 të zhvillohej në një kohë të shkurtër.

BioNTech me bazë në Gjermani kishte punuar gjithashtu në këtë fushë kur ishte në partneritet me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave dha autorizimin e përdorimit të menjëhershëm për vaksinën Pfizer fillimisht në dhjetor 2020 – duke i dhënë më pas dritën jeshile vaksinës të prodhuar nga Moderna një javë më vonë./rel

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *