Këto janë momentet kur një ‘blogger’ i njohur kopshtarie në rrjetet sociale, përdor prerësen e zgjatur elektrike për të hequr degët e pemës së fqinjit që zgjateshin në anën e tij, çka shkaktoi opinione të ndryshme në rrjet.
Përdoruesi me emrin @smartgarden1982 shkaktoi debate të shumta kur postoi pamjet e prerjes së bimësisë së tepërt për të cilat tha se i bllokonin kalimin e makinës së tij.
Kopshtari ‘i armatosur’ me një prerëse të gjatë elektrike pret degët e gjethet që varen nga ana e tij, duke i linjëzuar me gardhin ndarës.
Por akti i tij i rebelimit solli kritika nga opinioni në rrjet për “provokim mes fqinjëve”, edhe pse disa mbronin sjelljen e tij të ekzagjeruar.
Një përdorues i TikTok shkruante: “Çfarë problemi ke me atë pemën e vogël? Lëre të rritet …”
Edhe një tjetër kritikonte krasitjen duke komentuar: “Më duket se ke shkuar përtej linjës së gardhit!”.
Një tjetër tha: “Unë kurrë nuk do të bëja diçka të tilla, sepse pema i përket fqinjit tënd”.
Sipas ligjit në Britani, pronarët e shtëpisë kanë të drejtë të presin degët apo rrënjët e pemëve që kalojnë brenda pronës së tyre, ose nga shtëpia e fqinjëve drejt një rruge publike.
Kopshtarët lejohet të presin bimësinë sipas kufirit të pronës por mund të shkojnë në gjyq nëse kalojnë kufirin përtej linjës së caktuar.
Një përdorues online e njihte këtë meritë të ligjit dhe shkruante: “Është gjithçka transparente dhe e ligjshme”.