Vendimi i fundit i Gjykatës Administrative, ka vendosur që Kopshti Botanik të mbetet nën administrimin e Universitetit të Shkencave të Natyrës, duke rrëzuar kështu, vendimin e Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”.
Kopshti Botanik i Tiranës është themeluar në vitin 1971 dhe ka qenë gjithmonë nën administrimin e Universitetit të Tiranës, si një pjesë organike e kërkimit dhe e mësimdhënies. Kopshti ka qënë ndër vite laboratori natyror për të njohur florën dhe bimësinë e vendit për të gjitha kurset e studimeve biologjike në Universitetit të Shkencave të Natyrës.
Prandaj Universiteti ka këmbëngur vazhdimisht se VKM për t’a kaluar në pronësi të Bashkisë, shkelte hapur autonominë e univerisitetit.
Sot Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë.