Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar investimin që do të kryhet nga qeveria, e cila kap vlerën prej 4.3 miliardë lekë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Këlliçi shkruan se kjo është një tjetër sajesë e kryeministrit Edi Rama për të shpërdoruar paratë e shqiptarëve, të cilat përkthehen në 44 mijë ndihma ekonomike.
Sakaq shton se drejtësia duhet t’i tregojë vendin, ndonëse SPAK nuk ka marrë guximin për të hetuar.
Postimi i plotë:
Kopshti i Edit
Edi, “pronari” i kryeministrisë, do u marrë shqiptarëve 4,3 miliardë lekë për këtë gjënë me dru që e quan instalacion. Sajon një emër për të përligjur shpërdorimin e parave.
4.3 miliardë lekë janë rreth 44 mijë ndihma ekonomike.
Po ç’i duhen Edit këto? Ai ka kopshtin e tij. Pse, rroga e pensione do i bëjë Edi këto para? Ka një mandat të tretë për të vjedhur. Drejtësi t’i tregojë vendin, nuk ka. Askush në SPAK nuk merr guximin ta hetojë.
Vetëm vota e largon Edin nga xhepat e shqiptarëve.