Kopshti i ri zoologjik hap dyert ditën e shtunë të 4 qershorit, Veliaj fton fëmijët dhe prindërit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë të ditur lajmin se hapja zyrtare e Kopshtit të ri Zoologjik do të bëhet ditën e shtunë, më 4 qershor.

Veliaj ka ftuar që të marrin pjesë prindërit dhe gjyshërit që të bëhen pjesë e festës në fundjavë.

“Jeni gati për Kopshtin Zoologjik kalamaja? Ditën e shtunë, në 4 Qershor , meqë është fundjavë dhe të gjithë e kemi pushim, merrni prindërit, gjyshen, gjyshin ose një shok apo shoqe, dhe ejani të shohim të gjithë bashkë kafshët e mrekullueshme. Do të mësojmë shumë gjëra të reja, por edhe do të luajmë. Ju pres me padurim”, shkruan Veliaj.

Kopshti Zoologjik i Tiranës iu nënshtrua transformimit të plotë. Kopshti ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *