Kopshti ‘Kei’ hap dyert në shtator, Veliaj: Fokusi ynë familja e madhe, në shtator hapin dyert 12 shkolla dhe 8 kopshte

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vizituar këtë të enjte kopshtin në njësinë 7.

Gjatë vizitës së tij, Veliaj tha se ky kopsht do të jetë një hapësirë e jashtëzakonshme për fëmijët, pasi do të jetë i pajisur me sallë infermierie, hapësirë private për takimin me prindërit etj.

Sakaq shtoi se në shtator në kryeqytet do të hapin dyert 12 shkolla të reja dhe 8 kopshte e çerdhe.

“Sa herë hapet një kopsht i ri është një ditë e jashtëzakonshme për Tiranën. Ne funksionojmë si një familje e madhe. Në qoftë se në një familje themi, fëmijët duhet t’i sistemojmë të parët, pastaj të rriturit, ashtu duhet të funksionojë edhe familja e madhe e Bashkisë së Tiranës me 1 milionë banorë. Investimi në kopshte e çerdhe ka qenë një revolucion i jashtëzakonshëm në Tiranë”, u shpreh ai, duke theksuar faktin se është vendosur një standard i ri.

Në këtë kopsht kemi ashensorët për fëmijët me aftësi të veçanta, kemi psikologë, sallën e infermieres, kemi edhe një hapësirë private të takimit me prindër, ku ata mund të informohen privatisht mbi progresin e fëmijës. Më vjen mirë që ky kopsht do të pasohet me 7 kopshte dhe çerdhe të tjera në shtator, për të shkuar në 40 çerdhe dhe 46 kopshte; në total 86 institucione arsimore, të cilat jenë paja e Tiranës. Në fund të ditës, askush nuk do të na vlerësojë nga debatet politike dhe fryma toksike e ndasisë”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *