Një shtetas me iniciale S. Q., rreth 42 vjeç ka aksidentuar këmbësorin Gj. G., rreth 75 vjeç, ky i fundit u dërgua në spitalin e Korçës dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 29.09.2022, rreth orës 18:30, në rrugën “Teli Samsuri”, Korçë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi S. Q., rreth 42 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin Gj. G., rreth 75 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.