Një burrë në Korçë është arrestuar pas dhunës që ai ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit D. P., 50 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, pasi dje në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P., 43 vjeçe, e cila pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rrethe¬ve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.