Një 33-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se i dhunuari ndodhet aktualisht në spital, ku po merr ndihmë mjekësorë për shkak të lëndimeve trupore që ka marrë nga i biri.
Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Njoftimi i policisë:
Po këta specialistë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, duke marrë ndihmën mjekësore. Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.