Korçë/ Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Korçë, pasi akuzohen për shkelje të Kodit Rrugor.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale M. B., 34 vjeç dhe G. N., 38 vjeç.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasve:

– M. B., 34 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, Devoll, pasi në aksin rrugor Vishocicë-Bilisht, u kap duke drejtuar motomjetin tip “Loncin”, pa targë, pa leje drejtimi.

– G. N., 38 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në rrugën Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Miras, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *